TIRANE- Ndërron jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë një nga të plagosurit mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku kushëriri i tyre i qëlloi me armë zjarri ndërsa u kishte shkuar në banesë për ngushëllim për vdekjen e babait. Personazhet e kësaj historie janë familjarë të fisit Çangu në Vrion të Niklës në Fushë-Krujë.
Pas ceremonisë së varrosjes së babait të tyre, 66-vjecari Ali Çangu dhe vëllezërit e tij Dashamir Çangu dhe Bajram Çangu kanë debatuar me kushëririn e tyre, Estref Çangu 48 vjeç me të cilin kishin konflikte të mëparshme edhe për pronësinë e një toke.
Estref Çangu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të kushërinjve të tij, duke i lënë të plagosur, më pas është larguar në drejtim të paditur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fushë-Krujës, por për shkak të komplikacioneve 66-vjeçari Ali Çangu është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Policia ka arritur të arrestojë pak orë pas ngjarjes, autorin Estref Çangu i cili u kap disa km larg fshatit Vrion. Nga unifomat blu të Durrësit bëhet e ditur se Estref Çangu dhe
Bajram Çangu kanë që të dënuar më parë për lëndë narkotike.
Bajram Çangu ka qenë i dënuar me 6 muaj dhe nga këto ka bërë vetëm 30 ditë, ndërsa Estref Cangu ka qenë i dënuar 30 ditë për të njëjtën çështje dhe ka bërë vetëm 3 ditë.
Gazetar: Elkier Bushkolaj
Ещё видео!