Banorët e njësisë administrative Orikum kanë dalë sërish në protestë kundër aksionit të IKMT përqendruar në bregdetin Vlorë-Orikum.
Banorë të Radhimës, Dukatit e Orikumit kanë bërë edhe një herë thirrje për ndalimin e këtij aksioni siç e quajnë ata të paligjshëm dhe abuzues.
Me tone të ashpra, banorët kanë kërkuar nga Bashkia të njihen me projektin e zhvillimit të zonës, si dhe të zhvillohet një konsulencë publike. Me këtë ata shprehen se nuk do të lejojnë prishjen e objekteve të tyre.
Pak ditë më parë Bashkia Vlorë ka prezantuar projektin e zhvillimit të zonës, për aksin Vlorë deri në hyrje të tunelit, ndërsa asnjë informacion nuk është dhënë për banorët e njësisë Orikum.
- - -
Shkarkoni aplikacionin A2: [ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Ещё видео!