TIRANE - Nga sot përgjegjësi i vetëm për vonesën në ndërtimin e Xhamisë së Madhe të besimtarëve myslimanë, është Skënder Bruçaj. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama ndërsa i dorëzoi kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë lejen për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në qendër të Tiranës.
“Dhe ashtu si Shën Thomai që nuk besonte pa prekur, se u bë një histori kaq e gjatë e në këtë godinë u bëmë kaq shumë burra medemek të mëdhenj, jo për ngas gjatësia, por nga pushteti, që hyjnë e dalin e flasin për leje. Unë di të them vetëm kaq: Ja ku e keni përfundimisht lejen e ndërtimit të xhamisë së re që është po aq e vërtetë saç është e vërtetë shqiponja me dy krerë dhe përkrenarja e Skënderbeut në këtë dosje. Dhe që nga ky moment ka vetëm një përgjegjës për vonesat, emri i tij është Skënder Bruçaj”, deklaroi Rama.
Por nuk kane munguar as batutat
Bruçaj: Këtë përgjegjësi do ta çojmë deri në fund për të pasur një xhami siç e kanë ëndërruar besimtarët. Lusim Allahun e Madhëruar, që ta mundësojë me të gjitha lehtësitë e duhura ndërtimin dhe përfundimin sa më parë të kësaj xhamie.
Rama: Mos e lini të përmendë më Zotin kur vjen puna tek ndërtimi, po të bëjë ndërtimin tani, se Zoti e bëri të vetën. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!