Një shpërthim ndodhi në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Mjeti që shpërtheu ishte i parkuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia po heton nëse në mjet ishte vendosur tritol apo ka pasur rrjedhje gazi.
Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në mëngjes herët në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.
Një banor i zonës kishte parkuar makinën pranë një blloku pallatesh dhe pak minuta më vonë ka parë mjetin e tij të shpërthejë. Sipas informacionit të policisë, makina tip “Benz” me targa AA 720 FD i përket Agim Ismalaj, 30 vjeç, me banim në Vlorë.
Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia rrethoi zonën dhe nisi hetimin për ngjarjen.
Dyshohet se makina ka shpërthyer nga një lëndë plasëse. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë patur rrjedhje gazi.
Pas ekspertimit të plotë do të përcaktohet edhe shkaku i saktë i shpërthimit të mjetit në Vlorë.
Jashtë kamerave, banorët treguan se shpërthimi ishte i madh dhe ka shkaktuar edhe dëme materiale në banesat aty pranë.
Ещё видео!