Procedurat për prokurimet publike do të nisin menjëherë pas miratimit të buxhetit dhe jo siç ka qenë më parë kur bizneset qe konkurronin duhej të prisnin për lëvrimin e fondeve nga qeveria te drejtoritë përkatëse.
Gjatë paraqitjes së ligjit të ri për prokurimet në komisionin e ekonomisë, drejtoresha e agjencisë së prokurimeve sqaroi se me hyrjen ne fuqi te amendimeve, pushon së ekzistuari avokati i prokurimeve dhe se tenderi mund të jetë i vlefshëm edhe nëse paraqitet një ofertë e vetme. Por socialistët i kanë kundërshtuar këto ndryshime, të cilat sipas tyre vijnë vetëm për qëllime elektorale, në mënyrë që qeveria të përfundojë investimet para zgjedhjeve të qershorit. Opozita kërkoi që agjencia e prokurimit të kontrollojë edhe mbarëvajtjen e punimeve për tenderat që jep, pasi një pjesë e mirë tyre nuk arrijnë që ta përfundojnë projektin brenda afateve. Ndryshimet e reja në ligjin për prokurimet kaluan vetëm me votat e mazhorancës dhe do të miratohen ditën e enjte në parlament.
Public procurement procedures will begin immediately after approval of the budget and not as it was before when competing businesses had to wait for the release of funds from the government to the relevant departments.
During the presentation of the new law on procurement in economics committee, director of procurement agency explained that the entry into force of amendments, shall cease to exist and that the tender procurement lawyer may be valid even if there is a single offer. But socialists oppose these amendments, which according to them solely for electoral purposes, in order to end government investment before the June elections. The opposition demanded that the procurement agency to check the progress of the works for which tenders gives, as a good portion of them fail to complete the project within the deadlines. New changes in procurement law just passed by majority vote and will be approved on Thursday in parliament.
Ещё видео!