Faza e parë e aplikimit për ndihmë ekonomike është mbyllur, por aplikuesit që nuk janë përzgjedhur kanë edhe një tjetër mundësi. Zëvendësministrja për Mbrojtjen Sociale sqaroi ndryshimet që i janë bërë skemës dhe kriteret që duhet të përmbushen.
“Nxjerr jashtë abuzuesit siç janë këto raste me 4 makina, apo page 1.5 milion lekë dhe përfitonin ndihmë ekonomike”.
Me përfundimin e vlerësimit të parë të aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike zëvendësministrja për Mbrojtjen Sociale deklaroi se mijëra familje në kushte të ngjashme përfitonin abuzivisht ndihmë ekonomike. Ndërkohë me ndryshimin e kritereve 18 mijë persona për herë të parë patën mundësi aplikimi.
Nëse ndryshoje vendbanim (nga një zonë në tjetrën) nuk e merrje ndihmën ekonomike, sot ky kriter është hequr dhe këto familje po përfshihen në skemën e re.
Sistemi i ri është transparent. Kjo skeme funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimet shoqërore, etj eleminon abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin pa të drejtë pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, duke bërë që fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë.
Me aplikimin e skemës së re është hequr ndihma e pjesshme dhe përfituesit marrin vetëm ndihmë të plotë prej tetë mijë lekësh. Ndërkohë ato familje që nuk janë përzgjedhur në fazën e parë të aplikimit kanë dhe një tjetër mundësi.
Çdo ditë po identifikohen derë më derë të gjithë ato familje që nuk janë kualifikuar në këtë fazë. Dhe sigurisht ka familje në nevojë të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret dhe nuk përfitojnë nga skema, por këto familje nuk e humbasin mbështetjen ekonomike.
Nëpërmjet rivlerësimit ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Te gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.
Më herët Partia Demokratike pati deklaruar se qeveria ka përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike që nga muaji janar më shumë se 20 mijë familje. /abcnews.al
Ещё видео!