Lajme Arkiva 2005
Aleancisti Neritan Ceka thotë se e majta rrezikon fitoren në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk bashkohet. Sipas tij opozita me gjithë mungesën e lidershipit, paraqitet më e organizuar.
Neritan Ceka: “Ka një lidership i cili është i konsumuar përpara elektoratit shqiptar. Ka provuar që nuk di të qeverisë. Natyrisht që ka peshën kryesore Partia Socialiste që ka provuar që di të administrojë, di të qeverisë në këto dy mandate. Mendoj që në këtë kuptim, e meriton dhe një mandat të tretë, por që duhet të dijë ta fitojë në zgjedhje.”
Partia Aleanca Demokratike do të dalë e vetme në 100 zonat zgjedhore. Me partitë e majta sipas Cekës do të ketë vetëm bashkëpunim politiko-elektoral, por jo zona të lira zgjedhore.
Neritan Ceka: “Përderisa zoti Nano akoma nuk ka vendosur të dalë me një imazh të qeverisë, e cila do i paraqesë elektoratit shqiptar një ofertë të ndryshme nga kjo që ka sot. Përderisa kjo nuk do realizohet, atëherë çdo parti do të luftojë në frontin e saj dhe koalicionet do jenë pas zgjedhjeve.”/tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!