SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Java e dytë e Janarit ka rikthyer reshjet e borës në vend. Në juglindje pati reshje bore në lartësitë 1250 metra mbi nivelin e detit në zonat malore. Autoritetet nuk raportojnë për probleme ndërsa akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë Thanën janë të qarkullueshme.
Në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës arriti në disa centimetra ndërsa rruga drejt këtij fshatit lëvizet pa probleme. Reshje të lehta bore ka patur edhe në fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa të gjitha rrugët rurale janë të hapura.
Në pjesën tjetër të territorit të vendit ka patur reshje të dendura shiu. Si pasojë e shiut intensiv në Lezhë pati prezencë uji në disa rrugë për shkak të bllokimit të kanalizimev e. Në Shkodër në segmentin Mes-Ura e Shenjtë pati rënie të gurëve.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!