Kryebashkiaku i Tiranës u paraqit mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK. Mësohet se ai u thirr me kërkesë të prokurorit Olsi Dado, ndërsa kjo është hera e dytë që ai shkon në ambientet e prokurorisë së Posaçme.
Për rreth pesë orë kryebashkiaku dëshmoi para hetesuve. Ndërkohë në dalje ai nuk pranoi të fliste për mediat ndërsa tha se do të japë detaje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Për herë të parë kryebashkiaku u paraqit më 30 prill, ku qëndroi për më shumë se 8 orë në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Pak ditë më parë SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Ndërsa janë kryere kontrolle në banesën e kryebashkiakut por dhe në zyrën e tij. Kryebashkiaku ka deklaruar se është i hapur ndaj hetimeve që po kryhen ndaj tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Veliaj#SPAK
Ещё видео!