Deputeti Lefter Maliqi jo vetëm që do ti bashkohet tubimit të presidentit Meta në 2 Mars, po bën thirrje që ti bashkohen dhe qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Në një intervistë për gazetaren e Fax Neës Jonada Zelka, Maliqi u shpreh se parlamenti është në ditët e tij më të këqija, dhe se Edi Rama është një njeri i pangopur që synon të shtjerë në dorë të gjitha institucionet.
”Rreth 100 deputetë janë në rresht me Rilindjen, nuk është momenti që unë të përmend të gjithë votime antikushtetuese që janë bërë në Parlament. Ne jemi në një ditë tepër të keqe, unë shpreoj që 2 marsi të jetë një ditë e re për një revolucion dhe protesta të vazhdueshme.
Në mënyrë figurative do të thoja që virusi më i keq për shqiptarët nuk është ai që është përhapur në Kinë dhe në Itali, por pasiguria e shqiptarëve ka vetëm një emër, që quhet Edi Rama.
Këta edhe SPAK-un e kanë kapur me KÇK, policët po luajnë rolin e prokurorit, ku telefonojnë biznesmena që skanë qenë ndonjëherë në hetim, dhe iu kërkojnë para, për mos tiu çuar policinë për kontrolle.
Ky njeri i pangopur që e ka emrin Edi Rama, që rrëmbeu të gjitha kompetencat, nuk ikën. Zoti Basha doli e tha që nuk ka burrë që e ndal rrotacionin politik, por unë iu them që Edi Rama e ndal atë, pasi ka marrë tashmë në dorë të gjitha institucionet.
Rama ka marrë rreth vetes njerëz të inkriminuar, ka një kabinet kukull, vetëm 2 janë socialistë, e keni parë ju si rri Majko aty në fund. Unë vij vetë nga e majta, i falenderoj socialistët për mesazhet që më kanë sjellë , dhe që më kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në protestën e 2 Marsit.
Thirrja ime është e drejtëpërdrejtë për të gjitha partitë opozitare, shoqërisë civile, gazetarëve, për të pasur një pjesëmarrje sa më të madhe në protestë, për t’iu thënë ndërkombëtarëve që shqiptarët e duan demokracinë, dhe nuk e duan këtë regjim që na është vendosur.
Ne nuk po shkojmë atje për interesat e presidentit, po shkojmë për të ndryshuar gjendjen e vendit, në qytete përtej Tiranës kanë mbetur vetëm pleqtë. Njerëzit po vrasin veten për 12 mijë lekë të vjetra, ata që po vjedhin bankat, miliona euro, autorët nuk kapen”, u shpreh Maliqi.
Ещё видео!