#oranews #droge #tirane #shperndarjekokaine #kokainetirane
Policia e Tiranës ka dalë sot në një deklaratë për mediat duke lajmëruar finalizimin e operacioni "Tentakulat" në fushën e shitjes së lëndëve narkotike.
Drejtori i policisë vendore të Tiranës, Lorenc Panganika, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje për një operacion të fundit ku 15 persona u arrestuan,mes tyre dhe një vajzë, dy u shpallën në kërkim dhe u proceduan në gjendje të lirë 14 të tjerë.
Atashitnin lëndë narkotike në klubet e natës e pranë gjimnazeve në zona të ndryshme të kryeqytetit. Nga ky operacion u sekuestruan 745 gr kokainë e ndarë në doza, 110 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, shuma parash, eurosh dhe dollarësh.
U sekuestruan gjithashtu 5 peshore elektronike, 25 telefona, 6 automjete, 1 bicikletë, që përdorej për transportin e lëndëve narkotike.
"Këta shtetas pasi siguronin lëndë narkotike të forta i tregtonin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate ndërsa knanabisin e shisnin edhe pranë gjimnazeve," u tha në deklaratë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!