Lajme arkiva 2005
Miss Sllovakia Lucia e Liptakove, ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës së globit në mbrëmjen finale të “Miss Globe International 2005”.
Ndërkohë dhe vendi ynë nuk ka mbetur pas Miss Shqipëria 2005 Edlira Mema është renditur në vendin e tretë ndërsa në vendin e dytë është klasifikuar Miss Venezuela.
Lucia e Liptakove: “Jam shumë e lumtur në këto momente, kam shumë më ndjenja, shumë emocione desha të falenderojë të gjithë organizatorët e këtij aktiviteti, të falenderojë të gjithë Shqipërinë, të gjithë shqiptarët faleminderit!”
Gazetarja: Edlira e treta në “Miss Globe International”, një eveniment i rëndësishëm, si ndihesh?
Edlira Mema: “Ndihem shumë mirë sepse mbi të gjitha u organizua në vendin tim dhe të gjithë më kanë përkrahur, megjithatë ndihem shumë shumë mirë dhe shumë e lumtur.”
Gazetarja: Mendon se do të vazhdosh në fushën e konkurseve të bukurisë tashmë në këto ndërkombëtare?
Edlira Mema: “Po mu dha rasti pse jo.”
Gazetarja: Të urojmë sukses!
Edlira Mema: “Falemiunderit!”
Skena e Pallatit të Kongreseve ka mirëpritur dje në mbrëmje konkursin e bukurisë “Miss Globe International” për kurorën e të cilit kanë hyrë në garë plot 41 vajza miss edhe modele nga vende të ndryshme të botës.
Në një skenografi më në sfond urën e Tabakëve, spektakli ka rezervuara surpriza të shumta, çmime të mëdha dhe shumë të ftuar.
Edhe një herë prezantimi i këtij aktiviteti i është besuar prezantuesit të mirënjohur Adi Krasta i cili ka bashkëpunuar me regjisorin Petri Bozo që në momentet e para të realizimit të këtij spektakli.
Përveç skenografisë shqiptare të ideuar nga Bledar Gërxhaliu në mbrëmjen e djeshme kanë spikatur edhe elementët e traditës tonë, kostumet popullore dhe mzika shqiptare, por ato janë ndërthurur më së miri më numrat klasik të interpretuar nga solistët të Teatrit të Operës dhe Baletit si pjesa nga baleti “Bajadera” e interpretuar nga solistët Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, “Aria e Kastadivës” e mjaft të tjera.
Vajzat janë seleksionuar nga juria në fillim nga 20, e më pas në 10 konkurrente deri në treshen pretendonte për çmimin e madh të Miss Globe.
Ndërkohë janë dhënë dhe disa çmime të tjera të rëndësishme në këtë spektakël gjatë ditëve të organizimit të tij dhe janë prezantuar dje në mbrëmje, si Miss Pres dhënë nga një juri e gazetarëve të njohur shqiptar, çmimi i cili u fitua nga Miss Bolivia.
Çmime të tjera të rëndësishme kanë qenë Misss Bikini Of The Globe e fituar nga Miss Rumania, Miss Golden Girl fituar nga Miss Finlanda, Miss Disco fituar nga Miss Singapori, Miss kostumi më i bukur fituar nga Miss Venezuela./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!