#kosove #serbi #albinkurti #vucic #paris
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mund të takohen në Paris. Të dy janë të ftuar në Samitin e Paqes të organizuar nga Presidenti francez Emannuel Macron. Kurti thotë se është gati të diskutojë për planet për normalizim të plotë të marrëdhenieve.
“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 Gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne”.
Shtetet e Bashkuara përsëritën apelin ndaj Kurtit për të shtyrë me 10 muaj vendimin për targat. Ambasadori amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenier kërkoi që Prishtina të nisë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Tensionet në veri kanë sjellë në Kosovë forca shtesë të xhandarmërisë së Evropës. Janë 23 pjesëtarë të këtyre forcave që janë pjesë e karabinierëve italianë që kanë zbarkuar mbrëmjen e së martës.
Ndërkohë në Beograd, Presidenti Aleksander Vuçiç nderoi në Beograd me medalje dy drejtuesit serbë të policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç dhe Aleksandar Filipoviç që refuzuan të zbatonin vendimin për konvertimin e targave.
Vuçiç akuzoi Kurtin se po planifikojnë akte për të poshtëruar serbët dhe se është kundër krijimit të Asociacionit të komunave.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!