Maskat e shumëllojshme dhe me shumë ngjyra që zbukuruan Karnavalet në Shkodër u prodhuan në këtë fabrikë në kryeqendrën e veriut. Për realizimin e tyre u desh disa muaj punë për shkak të numrit të madh të maskave.
Edmond Angoni (Administrator i fabrikës): Minimumi duhen dy deri në katër ditë kohë, por për më të komplikuara duhen një muaj, një muaj e gjysmë ta realizosh një maskë.
Në përfundim të festës, ashtu si edhe pushteti lokal edhe biznesi ndihet mirë për realizimin e Karnavaleve.
Edmond Angoni (Administrator i fabrikës): Në përgjithësi ja kemi dalë dhe për këtë arsye ishte plot ngjyra e spektakël. Kishte 30 shkolla që u përfshinë, pa llogaritur këtu fëmijë që prodhuan 5 mijë maska të thjeshta.
Karnavalet tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve, përfshirë edhe turistë të huaj. Shumë prej tyre janë bërë kuriozë për maskat veneciane dhe kanë zgjedhur që të shohin nga afër punën për realizimin e maskave.
Edmond Angoni (Administrator i fabrikës): Dje përshembull ka pasur një numër jashtëzakonisht të lartë, kemi pasur prezencën e tyre këtu që kërkonin një maskë për të marrë pjesë në mbrëmjet që janë organizuar në lokalet më me zë të qytetit.
Maskat nuk përdoren vetëm për festën e Karnavaleve.
Edmond Angoni (Administrator i fabrikës): Duke qenë se ne e trajtojmë maskën veneciane, jo thjesht si objekt përdore e hidhe, por është produkt artistik të të cilin është vënë shpirti. Ndryshon edhe filozofia pastaj, edhe pse tipologjia është maskë, por është vepër e mirëfilltë arti.
Karnavalet u zhvilluan për tri ditë në Shkodër. I gjithë qyteti u zbukurua dhe u ndriçua me ngjyra të shumëllojshme.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!