[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Teksa prezantoi kandidatin e PD për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, lideri i opozitës Basha, ka akuzuar ashpër dyshen Rama - Meta, që sipas tij, kanë zhytur vendin në mjerim. Kreu i PD u ndal tek largimet e fundit, duke theksuar se eksodi nuk është zgjidhje për problemet.“Më 21 qershor do të votojmë të gjithë bashkë, për t’i treguar Ilir Metës dhe Edi Ramës se banorët e kësaj zone nuk e ulin kokën para poshtërimit, nuk mund ta pranojnë politikën e lakut në fyt që i lë pa bukë në tryezat e tyre, ndërkohë që mbush kontot dhe valixhet e qeveritarëve të korruptuar Ilir Meta dhe Edi Rama. I godasin qytetarët e pafajshëm e të pamundur, po i mbrojnë mafiozët e kriminelët Ilir Meta dhe Edi Rama që ulen e hanë në sofrën e tyre”. Basha ka premtuar se fitorja e opozitës do te sjelle ringritjen e vendit. Edhe një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi nga Shkodra qeverinë për valën e shqiptarëve që po braktisin shtëpitë.
Ещё видео!