Arrestimi nga Policia e Kosovës të një ish-zyrtari të saj serb, si organizator i sulmeve ndaj zyrave të KQZ-së, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, ka tensionuar sërish situatën në veriun e Kosovës.
Dhjetëra banorë serbë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan bllokuan rrugët kryesore me kamion dhe mjete të tjera të rënda në formë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb.
Policia e Kosovës i konsideroi ato “grupe kriminale”, të cilat në tri raste kanë shtënë me armë zjarri kundër njësiteve policore në rrugën që të çon në pikën kufitare Bërnjak, e cila lidh Kosovën me Serbinë.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se zyrtarët policorë u janë përgjigjur këtyre sulmeve, po ashtu, me armë zjarri dhe sulmuesit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Ndërkohë që në Rudarë është raportuar se ka patur disa shpërthime.
Tensionimi i situatës vjen vetëm pak orë pasi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konsultim edhe me partitë politike vendosi të shtyjë për në muajin prill zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe.
Nënkryetarja e PDKK-së, Vlora Çitaku, shtyrjen e zgjedhjeve, për më shumë se 4 muaj e ka quajtur dështim të Qeverisë. Presidentja tha se grupet kriminale kanë për qëllim destabilizimin e vendit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!