#oranews #intervista #SaidDuleviç
“Siguria është shumë e vështirë për tu përkufizuar sot, por duhet të jemi të kujdesshëm në atë që klikojmë.”
Kështu u shpreh eksperti i IT Said Duleviç në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi.
Sipas ekspertit “Përpara se të shkarkojmë diçka është shumë e rëndësishme të shikojmë cili është domeni”.
Said Duleviç: Përpara se të shkarkojmë diçka është shumë e rëndësishme të shikojmë cili është domeni. Pra vetëm në rastet që shikon domenin zyrtar për shembull facebook.com ti kliko, në të kundërt mos kliko, ose të tjera që thonë llogari juaj do të mbyllet ma jep mua të dhënat ta shikoj. A ka viruse që futen në telefona dhe kompjuter që vjedhin të dhënat personale, foto video apo mesazhe?
Said Duleviç: Po kjo ndodh nëse në telefonin tonë vjen një lloj filer që ne e klikojmë dhe shkarkohet një program që pastaj ka akses në telefonin tonë. Duhet të shkarkojmë vetëm nga playstory. Siguria është shumë e vështirë për tu përkufizuar sot por duhet të jemi të kujdesshëm në atë që klikojmë.
Si kuptojmë që telefoni jonë është hakeruar?
Said Duleviç: Sistemet e reja kanë aktivizuar një lloj sinjali, kur telefoni ndez dritën kur flasim në telefon, kur telefonit i bie karikimi apo që nxehet pa arsye janë tregues që telefoni po përgjohet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!