Një muaj nga tërmeti tragjik, Durrësi duket se po rimëkëmbet por në familjet më të dëmtuara shumë pak gjera kanë ndryshuar.
Të shumtë janë qytetarët që mbetën të pastrehë e që enden tek të afërmit, në hotele apo çadra.
Të tjerë 30 ditë pas vijojnë të marrin ato pak orendi që kanë mbetur në shtëpitë e shpallura të pabanuara.
Ky banor i lagjes nr 17 thotë se apartamenti i është dëmtuar plotësisht, ndaj po shpërngulet për në një tjetër vend.
E njëjta panoramë shfaqet në çdo pallat të dëmtuar edhe në lagjen 6 e 7 të qytetit.
Drejtuesja e shtabit të emergjencave civile në Durrës Rovena Voda thotë se deri më tani numri i objekteve të inspektuara nga inxhinierë vendas dhe të huaj ka arritur në rreth 25 mijë, nga 42 mije vetëdeklarime të bëra nga banorët.
“Në tre qarqet e prekura nga tërmeti janë prishur 68 ndërtesa. Faza e rikonstruksionit të objekteve nga bashkia e Durrësit ka nisur vetëm në pallatet e ndërruar para viteve 1993. Në këtë qark 4 mijë banorë janë strehuar në hotele, ndërsa 6 mijë të tjerë në çadra pranë shtëpive të tyre.”
Tv Klan
Ещё видео!