Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Përpara takimit me Kryeministrin austriak, Sebastian Kurz, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez, France 24, theksoi edhe njëherë se Shqipëria kërkon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si një ndihmë për të thelluar reformat e vendit.
Rama tha se hapja e negociatave nuk i kushton asnjë qindarkë Bashkimit Europian.
Edi Rama: Kemi shumë rezultate që janë themelore, se ndryshe KE nuk do të bënte rekomandimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nga ana tjetër jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk është se jemi duke trokitur në dyert e BE-së për tu bërë anëtarë, jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave të cilat do të vazhdojnë shumë vite për të vendosur në jetë të gjithë reformat e nevojshme dhe përmirësuar nga pikëpamja e ligjëvënies. Është një punë në vazhdim. Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës. Janë rrugëtim për të vazhduar drejt reformave, janë dhe inspektime për të parë nëse ne i kemi përmbushur apo jo.
I pyetur për protestën e opozitës, shefi i qeverisë refuzoi ta komentojë duke thënë se për opozitën e vendit të vet nuk flet në gjuhë të huaj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!