Kërkesave të Kosovës për përfshirjen e Uashingtonit në bisedime, Serbia u është përgjigjur nga Moska. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u prit me nderime në kryeqytetin rus si mbështetje për politikat e përbashkëta dhe ekonominë.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Ne kemi BE-në si ndërmjetësues dhe nuk kemi problem me këtë. Por nëse përfshihet një shtet që ka njohur Kosovën, ne duam një që nuk e ka njohur dhe Rusia këtë do ta pranonte”.
Por analistët idenë e zgjerimit të bisedimeve e shohin si një pranim të dobësisë së Bashkimit Evropian. Ish - gazetari i Reuters, Jaksha Shçekiç, beson se modelet e reja do të jenë të vështira.
Jaksha Shçeçik, analist: “Kemi patur në histori Grupin e Kontaktit dhe trojken. Asnjë nuk ka sjellë zgjidhje. Ky është një test i madh për BE-në”.
Shumë presin që vitin e ardhshëm problemi shqiptaro - serb të sqarohet më shumë. Pritjet janë për një lloj marrëveshjeje përfundimtare të paqes.
Jaksha Shçeçik, analist: “Askush nuk do të jetë i kënaqur me zgjidhjen dhe do të justifikohen që ky është maksimumi. E kuptoj Kosovën që kërkon njohje të plotë, por kjo nuk është reale pasi kemi edhe 5 shtete të BE-së që nuk e njohin. Mendoj se BE-ja do të minimizohet ky problem dhe të ecet tutje”.
Por gjithsesi nga Moska, porositë kanë qenë konformuese për gatishmërinë e përfshirjes së Kremlinit në rast se Amerika i thotë ftesës po./abcnews.al
Ещё видео!