Nën rrënojat e tërmetit të së Hënës në Turqi dhe Siri ka ende shpresë për gjetjen e të mbijetuarve. I tillë është edhe rasti i këtij djali të vogël që u nxor i gjallë nga rrënojat pas 72 orësh.
Operacionet e kërkim shpëtimit kanë hyrë në ditën e katërt. Tashmë, çdo orë që kalon ul gjithnjë e më shumë shanset për gjetjen e të mbijetuarve. Të gjallë deri më sot janë nxjerrë rreth 9 mijë njerëz.
Numri i viktimave në të dy vendet vijon të rritet me ritme të shpejta dhe ka arritur në 19 300, 16 mijë prej të cilëve vetëm në Turqi. Ndërsa shifra totale e të lënduarve është në mbi 66 mijë. Më të vështira operacionet e shpëtimit janë në Sirinë e destabilizuar prej vitesh. Në qytezën siriane të Zhindirsit, 60 kilometra në veri të Alepos, operacionet e shpëtimit ende nuk kanë nisur.
“Im vëlla dhe dy gratë e tij janë ende nën rrënoja. Asnjë ndihmë nga jashtë nuk ka ardhur deri tani, siç u premtua. Po punojmë me mjete rrethanore. Një vinç që porositëm, nuk na erdhi se nuk kishte naftë”, thotë një banor.
Banorët e zonave të prekura në të dy vendet po përballen me mungesa të theksuara furnizimesh jetike. Këto filmime me dron tregojnë banorët e qytezës turke Karamanmarash, të cilët qëndrojnë në radhë për ushqime.
Shkatërrimi i rrugëve ka vështirësuar së tepërmi dërgimin e ndihmave ushqimore. Zona të tëra të banuara në jug të Turqisë janë shndërruar në qytete fantazmë. Kombet e Bashkuara, që paralajmërojnë se i ftohti i acartë dhe mungesa e ushqimit e karburantit për operacionet e shpëtimit, po e rëndojnë edhe më shumë bilancin e viktimave se vetë katastrofa natyrore.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!