Nga Shkodra,kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi kërcënimin që po i bëhet sot vlerave të demokracisë. Ky alarm nuk përcillet vetëm nga PD, tha Basha, por edhe nga aleatët e Shqipërisë mes të cilëve dhe SHBA. Lideri i demokratëve solli në vëmendje qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në letrën drejtuar senatin ku shprehte shqetësimin për vonesat në emërimin e Ambasadorëve në disa vende strategjike mes të cilave dhe në Shqipëri ku vlerat e përbashkëta demokratike janë kërcënuar. Kryetari i PD-së ka shprehur vendosmërin e çdo demokrati dhe të çdo shqiptari për të mbrojtur vlerat e demokracisë të cilat u fituan me sakrifica të mëdha nga shkodranët dhe gjithë shqiptarët.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!