"Investitorët duhet të tërhiqen jo vetëm nga taksat e ulta, por edhe nga lehtësirat ligjore". Ky është rekomandimi i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila ka publikuar raportin e fundit për Konkurrueshmërinë në Europën Juglindore, duke bërë një vlerësim për të paktën 17 kritere nga investimet e huaja tek shërbimet publike, çështja e antikorrupsionit, bujqësia, infrastruktura apo taksat. Komponenti ku vendi ynë paraqitet më dobët është sistemi gjyqësor, ku Shqipëria ka marrë një vlerësim 1.5 pikë dhe po kaq edhe Bosnja, ndërkohë që të katërta vendet e tjera janë dukshëm më mirë. Serbia dhe Malin e Zi janë performueset më të mira. Në vendin tonë problem mbeten shpronësimet dhe së bashku me Bosnjen renditemi të fundit në rajon për çështje të pazgjidhura në lidhje me pronat. Në këtë tregues, Shqipëria dhe Bosnja kanë marrë 3.5 pikë, ndërsa më mirë parqiten Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe kryeson Serbia, që ka regjistruar vlerën 4. Një komponent tjetër i rëndësisishëm është promovimi i investimeve dhe lehtësimi i barrierave për ta. Për këtë çështje Shqipëria ka marrë 2.5 pikë, duke u renditur në mes të shteteve të rajonit. Për të gjitha komponentët pikët maksimale të caktuara nga OECD janë 5, por në të gjitha çështjet asnjë shtet i rajonit nuk i ka kapur.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!