Bashkia e Tiranës ka nisur këtë të dielë, aksionin e pastrimit në të gjithë qytetin. Ishte kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili nga rruga “Dervish Luzha”, ngjitur me “5 majin” u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen nismës për pastrimin e Tiranës, në mënyrë që Dita e Verës, ta gjejë atë më të pastër.
“Ashtu siç pastrojmë shtëpinë, edhe Tirana duhet të funksionojë si familje nikoqire. Në 24 njësitë administrative, janë shpërndarë njëistë e bashkisë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të pastrojë secili lagjen e vet, poshtë shtëpisë, poshtë pallatit,” ishte apeli i Veliajt.
Veliaj tha se Bashkia e Tiranës këtë vit do të ndërtojë një landfill të ri në zonën e Sharrës, për t’i dhënë fund problemit të ndotjes. Për kryebashkiakun, nuk mjaftojnë vetëm llafet dhe protestat, por duhen aksione konkrete të qytetarëve.
“Nëse e doni mjedisin, natyrën, pastërtinë ejani në pastrim. Ta dush mjedisin vetëm me llafe dhe protesta nuk mjafton,” tha Veliaj.
Ещё видео!