Pamje të bëra nga ajri në rajonin e Edirnes, në anën turke të kufirit me Greqinë, tregojnë një karvan të gjatë emigrantësh të cilët kanë krijuar një kamp, në pritje për të kapërcyer kufirin për në BE.
Pamjet janë marrë nga një helikopter i Ministrisë së Brendshme turke, gjatë vizitës së ministrit Sulejman Sojlu në atë zonë.
Ankaraja akuzoi dje forcat greke se kanë vrarë një emigrant e kanë plagosur shumë të tjerë.
Athina i mohoi këto akuza dhe tha se policia turke i kishte ndihmuar emigrantët që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Sojlu tha për CNN Turk se Turqia po përgatitej që të ngrinte një padi kundër Turqisë te Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për ndërhyrjen që kanë bërë me emigrantët.
Sipas Turqisë, kjo bëhet sipas një kërkese nga familjarët e dy viktimave të vrarë nga ushtarët grekë.
Përshkallëzimi i veprimeve ushtarake nga Rusia dhe Turqia në Idlib ka shtuar rrezikun për një përballje të superfuqive.
Të dyja vendet thonë se shpresojnë ta shmangin përplasjen, por pasi Turqia i shtoi sulmet kundër forcave siriane të mbështetura nga Siria, policia dhe ushtria ruse kanë ndërhyrë për të marrë një qytezë që kontrollohej nga rebelët sirianë që mbështeten nga Turqia.
Turqia, e cila ka dërguar mijëra trupa në Idlib për të luftuar forcat e Asadit, ka strehuar rreth 3.6 milionë civilë sirianë në territorin e saj dhe e ka mbyllur kufirin duke thënë se nuk përballon dot më shumë.
Ещё видео!