“Realiteti i Kosovës është Republika e Kosovës. Dhe kjo duhet t’i thuhet popullit. Sa më parë që e pranojmë realitetin, aq më shpejt do të jemi në rrugën e së ardhmes”.
Kështu shkruan politikani opozitar në Serbi, Boban Bodganovic, në një editorial për gazetën “Danas”, duke u bërë ndër zërat më të fortë në Beograd që i kërkom presidentit serb Aleksandër Vucic të njohë Kosovën.
Bogdanovic është njw politikan opozitar në Serbi. Ai është kryetar i partisë “Odgovor”. Më 14 dhjetor ai vizitoi Kosovën, ku nënshkroi marrëveshje me nismën qytetare “Liri, Drejtësi, Mbijetesë” të ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashic.
Në editorialin e tij “Bogdanovic ka përshkruar edhe takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e cilwsuar miqësor e të mirëkuptueshëm. Bodganovcq është shprehur i habitur me qasjen diplomatike të Kurtit edhe kur i drejtohej presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic.
Bodganoviq, i cili cilëson veten përfaqësues të “gjeneratës së re të politikanëve serbë”, ka thënë se nuk dëshiron të fshihet prapa fakteve dhe se nuk i cilëson si tradhtarë ata që e pranojnë realitetin politik të Kosovës.
Ai është shprehur se nuk preferon të luajë me nacionalizmin e rremë për Kosovën. Ai ka thënë se loja me Kosovën është dënimi më i madh për Serbinë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!