Nga viti në vit, numri i martesave në Shqipëri po vjen në rënie të ndjeshme. Bazuar të në dhënat e Institutit të Statistikave, në harkun kohor të 20 viteve diferenca është me 30% më pak martesa.
Nëse në vitin 1990 në regjistrat e gjendjes civile u regjistruan 28,992 cifte të celebruar, në vitin 2021 kjo shifër ra në 19,709 martesa. Psikologët rendisin disa arsye se përse shqiptarët po largohen nga martesa, dhe së pari thonë se vajzat dhe djemtë nuk po gjejnë partner.
"Shumë të rinj dhe të reja shprehen se e kanë shumë të vështirë të gjejnë partnerin e jetës kjo ka ndodhur edhe për shkak se vetë struktura e punës ka ardhur në tkurje, mundësit për të takuar gjininë tjetër bëhën gjithnjë e më të pakta. Një arsye tjetër lidhet me emigrimin. Divorcet në rritje, janë një tjetër ndikim negative", tha Entela Binjaku, psikologe.
Mosha mesatare e martesës është rritur, kjo është pasuar me rritjen e kërkesave ndaj partnerëve dhe prioriteteve që sot kanë të rinjtë.
"I riu nuk e ka prioritet martesën, mendojnë si të rregullojnë një vend pune, të rregullojnë mirëqënien personale. Të rinjtë e të rejat presin gjithëcka nuk kanë pasur në jetën e tyre si beqar nga partneri. Bashëkjetesa një hap drejt liberalizimit të mardhënieve, shume të rinj e të reja shkojnë drejt këtij hapi dhe mundet ta zvarrisin martesën, ta shtyjnë në kohë ose të mos e ndjejnë fare nevojën e saj", theksoi ajo.
Sipas Institutit të Statistikave, mosha mesatare në martesë për burrat është 31,2 vjeç ndërsa për gratë 27,7 vjeç.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!