Sipari i ditës së 55 –të të luftës dramatike në Ukrainë ngrihet me fillimin e ofensivës totale të trupave ruse ne Donbas. Guvernatori i rajonit të Luhanskut flet që tani për “një ferr të vërtetë”. Ushtria ukrainase thotë se qëllimi kryesor i trupave ruse është të shkatërrojnë mbrojtjen e saj në këtë rajon dhe në Donjeck dhe u pergjigj duke sulmuar nje fshat kufitar rus.
Një pjesë e madhe e trupave te Moskes janë përqëndruar tani në këtë ofensivë, tha presidenti Volodimir Zelensky.
Mund ta konfirmojmë tani se forcat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, e cila është përgatitur prej një kohe të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse është angazhuar për këtë sulm. Por pavarësisht sesa ushtarë rusë të vijnë këtu, ne do të luftojmë, do të mbrojmë veten. Do ta bëjmë këtë cdo ditë. Ne nuk do të japim asgjë që i përket Ukrainës, dhe nuk kemi nevojë për atë që nuk është e jona.
Zelensky ka falënderuar mbrojtësit ukrainas, të gjitha qytetet e Donbasit, përfshirë Mariupolin, por edhe qytetet në rajonin e Harkivit, të cilat “mbrojnë fatin e gjithë shtetit”.Moska duket se po kërkon të godasë në disa pika të vendit njëherësh: raketa në Lviv, shpërthime në Mykolaiv dhe Kharkiv, të shtëna në Kremina; bomba e raketa ranë breshëri gjatë natë, duke e bërë gjithmonë e më të largët idenë e gjetjes së një kompromisi drejt paqes. Pas goditjes së Lvivit, nuk ka më asnjë vend të sigurtë në Ukrainë tha për CNN këshilltari diplomatic i Zelenskyt, Ihor Zhovka.
Lvivi konsiderohet parajsa e fundit e sigurtë në vend për shkak të afërsisë me kufirin polak. Një armëpushim nuk duket tani në horizont, megjithatë nuk duhet shpresa sepse aim und të mbërrijë brenda disa javësh, në varësi të mënyrës sesi shkon lufta dhe negociatat, thotë Martin Griffiths, nën/sekretar për cështjet humanitare në OKB. Këto javët e fundit, Kremlini e shpalli kontrollin e Donbasit objektivin e tij kryesor pas dështimit të përpjekjeve për marrjen e Kievit. Pas tërheqjes nga kryeqyteti, Rusia nisi rigrupimin dhe përforëcimin e trupave të saj në terren duke i përqëndruar përpjekjet e veta në një ofensivë madhore ne lindje. Raportet në mediat ndërkombëtare tregojnë se në Kremina po luftohet nëpër rrugë, ndërsa është mësyrë dhe zona e Zaporizhias. Shpërthime të forta janë dëgjuar në linjën e frontit në Donjeck, me bombardime të fuqishme në në Marinka, Sllavjanska dhe Kramatorsk.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Donbas#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!