Një grup militantësh që luftojnë krah Ukrainës, i kërkuan mercenarëve të grupit Vagner të ndryshojnë llogore dhe ti bashkohen radhëve të tyre për të marrë hak për vdekjen e themeluesit të grupit, Jevgeni Prigozhin dhe komandatit të tyre Dmitry Utkin. Autoritetet ajrore ruse thanë se Prigozhin, Utkin dhe tetë persona të tjerë ndodheshin në bordin e avionit privat që u rrëzua pa asnjë të mbijetuar në veri të Moskës, të mërkurën.
“Ju përballeni tani me një zgjidhje kritike, mund të qëndroni nën urdhërat e ministrisë ruse të mbrojtjes dhe të shërbeni si qenë roje për ekzekutorët e komandantëve tuaj, apo mund të hakmerreni”, tha komandanti i trupave vullnetare ruse Denis Kapustin në një mesazh video të publikuar të enjten vonë. “Për të siguruar hakmerrjen, ju duhet të kaloni në krahun e Ukrainës”, tha komandanti. Aksidenti ndodhi dy muaj pasi prigozhin dhe mercenarët e tij nisën një rebelim jetëshkurtër kundër komandantëve ushtarakë rusë gjatë të cilit ata morën kontrollin e një qyteti jugor, Rostovit, dhe marshuan drejt Moskës para se të ndaleshin, 200 km larg nga kryeqyteti.
Rusia ka hapur një hetim për aksidentin, por rezultati i tij nuk ka shumë gjasa të përmbysë besimin masiv se prigozhin u vra si akt hakmarrjeje për rebelimin. Pas 24 orësh heshtje, presidenti rus vladimir putin i shprehu ngushëllimet familjeve të 10 personave në bordin e avionit dhe e quajti Prigozhinin një biznesmen të talentuar. Komandanti i trupave vullnetare ruse, Kapustin, është një shtetas rus, ekstremist i djathtë, dhe ka krijuar një grup të armatosur që lufton krah ukrainës, një vit më parë
#moske #kiev #prigozhin #rusi #zelensky #putin #lufte #wagner
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!