Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç. Nuk munguan as batutat nga kreu i qeverisë, i cili tha se është i zhgënjyer që Mali i Zi nuk i priti me diell, por me shi.
Edi Rama: Jam mjaft i zhgënjyer që Mali i Zi nuk ia doli të na priste me diell, por na mirëpriti me shiun gjerman. Megjithatë për pjesën tjetër çdo gjë është në rregull dhe ne do të zhvillojmë një seancë tjetër të këtij procesi mjaft frymëzues dhe inkurajues që do të çelë shtigje të reja për të gjitha vendet e Ballkanit, për të bërë të mundur integrimin në tregun e përbashkët të BE dhe për të nxitur tregtinë ndërkohë që krijon mundësi të reja për qytetarët tanë. Shpresojmë që brenda këtij viti të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE-ja në vendet tona do të jeën shumë më të lira, sespe nuk do të kemi barrën e shpenzime që kanë. Ënse do të bëeht do të jetë një gjë shumë e mirë. Për pjesën tjetër do të duhet të punojmë.
----------------------------------------------
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]...
Instagram: [ Ссылка ]...
YouTube: [ Ссылка ]...
TikTok: [ Ссылка ]=...
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.
E VËRTETA DUHET FITUAR
#zeri.ai
#zeri #lajmeshqip #edirama
Ещё видео!