Drejtorja e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në policinë e shtetit, Anila Trimi, thotë se deklaratat e oficerit të policisë gjyqësore së Fushë-Krujës, Emiliano Nuhu, janë të pabaza. Gjatë një konference për shtyp, Trimi pohoi se nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të Nuhut, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në Fushë-Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme./abcnews.al
Ещё видео!