Nga Pogradeci ku u takua me strukturat e PD, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka zbuluar mënyrën se si mund të rrëzohet qeveria “Rama”. Sipas tij, qeveria nuk mund të rrëzohet me protesta siç ka bërë për më shumë se një vit Sali Berisha.
“Nuk bëhet me revolucion paqësor siç e kemi dëgjuar nga pala tjetër. Ç’do me thënë revulucion paqësor, tek e fundit është një instrument bolshevik. Mënyra më e mirë është që të nxjerrim një alternativë tjetër, dhe që ta bëjmë këtë ne nuk duhet të pranojmë asnjë nga simptomat e Ramës, po që i ka veshur edhe Berisha. I korruptuar Rama, i korruptuar Berisha”.
Tha se demokratët po punojnë për largimin e fenomenit Berisha brenda PD.
“E ka nxjerrë në pah në këto dy vite, por me sa duket ka qenë një fenomen në letargji brenda partisë Demokratike. Fenomeni sipas të cilit partia është e imja, lind me mua, e vdes politikisht me mua nëse më vjen fundi”.
Edhe pse pak ditë para zgjedhjeve lokale, në fokusin e Alibeajt janë zgjedhjet e vitit 2025.
“Pikëtakimi me historinë tonë është pikërisht 2025. Sot hedhim themelet e sigurta për një parti të djathtë, në 2025 shfaqemi si një parti e cila kryen rrotacionin politik me ndihmën e miqve dhe aleatëve”.
Sipas Alibeajt, gjatë drejtimit të PD nga Berisha, kjo parti nuk ka qenë e djathtë, por një parti e majtë e kamufluar.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!