[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ditëlindja e shkrimtarit më të njohur dhe më të përkthyer shqiptar, Ismail Kadare, është kthyer në një festë, sidomos në vendin e tij të lindjes në Gjirokastër. Shtëpia muze ne qytetin e gurte, ka hapur dyert per lexuesit dhe admiruesit e tij. Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës, kanë hartuar një seri aktivitetesh, që nisen këtë të enjte, e do te vijojnë përgjatë të gjithë vitit, duke e kthyer këtë shtëpi, ne nje institucion arti. “Gjirokastra lexon Kadarenë” ishte aktiviteti qe paralajmëron edhe ekspozita apo dokumentare, te realizuar per shkrimtarin e veprat e tij.Ne Gjirokastër ka qene i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i OSBE-se, Robert Willton, i cili gjate takimit me prefektin, nuk ka lene pa përmendur edhe festimet për ditëlindjen e Kadaresë. vete Ismail Kadare përmes nje letre nga Parisi, i ka përshëndetur te gjitha aktivitetet ne qytetin e lindjes dhe nderimin qe po i behet ne shtëpinë e tij. Ne kryeqytet edhe pse me vaket, arti i Kadaresë nuk mungon. Te enjten në mbrëmje dhe gjatë gjithë fundjavës, ngjitet në skenë drama më e njohur e shkrimtarit. “Kush e solli Doruntinën” ngjit ne skene pas nje kohe te gjate aktoret Margarita Xhepa, Bujar Lako e Viktor Zhusti.
Ещё видео!