Akuzave të Lulzim Bashës se qeveria ka hartuar një buxhet që grabit shqiptarët dhe pasuron oligarkët, ministri i Financave iu përgjigj me shifra teksa bëri një krahasim mes skemës që aplikon qeveria për tatimin e pagave dhe asaj që propozon opozita.
"Është materializuar paguan më shumë kush fiton më shumë. Me taksën 9% duan t'u ngarkojnë shqiptarëve 75 milionë Dollarë që do t’ua hiqnin oligarkëve, filozofia jonë është kush fiton më shumë, paguan më shumë".
Pasi renditi sektorët ku vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave, Ahmetaj njoftoi rritjen e pragut për pagën minimale nga 24 mijë në 26 mijë Lekë dhe masa të tjera që sipas tij i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.
"Pesë mije Lekë për pensionistët, rimbursim për barnat".
Si ndërhyrje kurajoze në paketën fiskale me efekt të drejtëpërdrejt në ekonominë e vendit, ministri i Financave përmendi zerimin e tvsh-së për inputet bujqësore.
"Bujqësia sot nuk paguan më asnjë taksë, tvsh zero për nënkotraktorët e fasonëve".
I pyetur për taksën e qarkullimit, Ahmetaj e bëri të qartë se ajo nuk do të preket. Kreu i financave u ktheu përgjigje edhe akuzave për investimet sipas formulës së partneritetit publik-privat.
"Çfarë do bëjmë me PPP? Do bëjmë Rrugën e Arbrit. Ne bëjmë PPP në favor të konektivitetit".
Ahmetaj tha se investimet publike në buxhetin e 2019 janë mbi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke përmendur si vepra të rëndësishme rrugën Kardhiq-Delvinë, linjën hekurudhore Tiranë –Durrës apo zgjerimin e Unazës së Madhe.
Ещё видео!