Regjistrimi i popullsisë në Serbi tregoi se shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në vend, një fakt ky që më parë ishte fshehur. Shifrat e fundit po interpretohen si dëshmi e faktit që minoriteti kombëtar shqiptar atje është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, sic pohon kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafi. Mustafi u shpreh se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, i rendisin shqiptarët menjëherë pas hungarezëve, boshnjakëve dhe romëve. Nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, rezultonte se në Serbi jetonin gjithsej 5.809 shqiptarë, por statistikat e reja shpalosin një panorama krejt tjetër pasi tregojnë se popullsia e këtij komuniteti përbëhet prej 61.687 banorësh.Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e mëparshëm, ndaj edhe nuk dihej numri real i tyre.Vendimi për bojkotim ishte marrë pasi formularët për regjistrim ishin shtypur vetëm në gjuhën serbe, me alfabet cirilik. Një tjetër arsye për këtë ishin edhe problemet e pazgjidhura dhe detyrimet e paplotësuara të shtetit të Serbisë në zonat ku ata jetojnë. Megjithatë, përfaqësuesit e shqiptarëve bënë thirrje për regjistrim në procesin që u organizua nga autoritetet e Serbisë, vitin e kaluar.Mustafi thotë se numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare përcakton dhe ndikon drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave të tyre.“Në rastin e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, kjo nënkupton pjesëmarrjen e duhur të shqiptarëve në organet dhe institucionet shtetërore, përkatësisht përfaqësimin e tyre proporcional në polici, gjyqësor, arsim, shëndetësi, doganë, ndërmarrje publike... gjë që nuk po ndodh tani”, nënvizon ai. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, ankohen për diskriminim, por autoritetet serbe e mohojnë një gjë të tillë.Para fillimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, paralajmëroi për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, ku edhe jeton numri më i madh i shqiptarëve.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Shqiptaret#TopChannelNews
Ещё видео!