Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion.
Treshja gjykuese e përbërë nga Vojsava Kola, Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për krime të rënda, duke rikthyer dosjen për rigjykim në shkallë të parë.
Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga gjykata e krimeve të rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi prokuroria aso kohe, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e apelit.
Krimet e rënda dënuan me 13 vite burg Arbjon Alikon, me 11 vite Gurgas Skënderin, me 8 vite Beqo Brahimin dhe me nga 10 vite Enrik Skënderin dhe Alfred Prokon.
Pesë të pandehurit kundërshtuan me armë zjarri punonjësit e policisë në operacionin e parë, në vitin 2014.
Ata janë pjesë e grupit të Gate Mahmutajt, por procesi ndaj tyre vijoi i pavarur nga ai i kreut të grupit. Gate Mahmutaj është dënuar me 17 vite burg, pasi u shpall fajtor për kundërshtimin e forcave të policisë në vitin 2014, duke i qëlluar me armë, kryesisht me të artilerisë së rëndë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lazarati#Gjykata
Ещё видео!