Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan vendosi përballë njëra-tjetrës nënë e bijë. Shkak është bërë një konflikt në familje si pasojë e divorcit të zonjës Bukurie. Pas problemeve me bashkëshortin, ajo merr vajzën dhe largohet nga shtëpia dhe shkon tek familja e prindërve. Por edhe aty marrëdhëniet nuk janë aspak të mira, pasi mamaja e saj kërkon që vajza të kthejë vogëlushen 2-vjeçare tek ish-bashkëshorti i saj dhe të shikojë jetën.
Bukurie: Kam ardhur sot këtu dhe kam sjellë mamin se kemi problem në familje.
Eni Çobani: Është shumë e vështirë dhe për mua Ardit, se i kam në distancë njerëzit dhe unë nuk jam mësuar që ta menaxhoj faktin që ti kem larg, se jam mësuar që t’i kem afër, por do mundohem.
Xhevrie: Bukurie ti nuk duhet të më kishe sjellë, por duhet të kishe sjellë ish-burrin tënd, por ç’ta bën fëmija s’ta bën Perëndia.
Bukurie: Por prit pak të lutem! Kam problem zonja Eni se kam dhe një vajzë dhe jam kthyer pas ndarjes nga burri, kam dy vjet që jetoj tek prindërit e mi.
Eni Çobani: Ku ke jetuar me bashkëshortin tënd?
Bukurie: Unë kam jetuar në Kavajë.
Eni Çobani: Sa vite?
Bukurie: Isha 3 vjet e martuar dhe brenda këtyre 3 viteve kam edhe një vajzë.
Eni Çobani: Sa vjeç është vajza?
Bukurie: Është 2 e gjysëm. Zonja Eni unë kam problem shumë të madh, konflikt me familjen, mami më thotë edhe prindërit, çoje vajzën tek babi i vetë dhe shiko jetën tënde.
Xhevrie: Çoje vajzën tek babi i vetë dhe shiko jetën tënde se unë s’kam çfarë të bëj, as baba as unë. Ne jemi pa pension, pa asgjë, unë kam çunin kam nusen, kam familjen. Të lutem shumë, ti merr vajzën çoja babait të vetë dhe shiko jetën tënde.
Bukurie: Si t’ja çoj vajzën babit të vetë, vajzën e kam lindur unë, nuk e kam gjetur në rrugë të madhe, është një fëmijë ajo.
Xhevrie: S’kam çfarë të bëj unë!
Bukurie: E di!
Xhevrie: Vajzën çoje në Kavajë!
Bukurie: Ai nuk e mban, ajo është një fëmijë, si të hidhet një fëmijë në rrugë? Ajo është një engjëll, është vetëm 2 vjet e gjysëm.
Xhevrie: Ska çfarë bën nëna!
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!