Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë ka nisur të flitet për emrat e rinj që do të jenë pjesë e administratës. Një prej tyre është i Richard Grenell që e njeh mirë rajonin e Ballkanit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu tregon çfarë ndikimi do të kishte kjo për Shqipërinë. Fevziu shprehet se përtej raporteve të Grenell me rajonin dhe njohjes që ai ka për të, ky nuk do të jetë fokusi i presidentit Trump.
Duket se pikat më të rëndësishme do të jenë ato për të cilat aika lobuar gjatë fushatës, ndërsa sa për emrat e administratës nuk përjashtohet mundësia që të ketë surpriza.
Blendi Fevziu: Në rastin e Richard Grenell, do të ketë një prej posteve të rëndëisshme, deri tani është folur për Sekretar Shteti, është folur për këshilltar i Sigurisë Kombëtare që është një vend po aq i rëndësishëm në gjykimin tim, madje më afër presidentit se Sekretari i Shtetit. Natyrisht që do të keetë ndikim sepse Richard Grenell është një njohës i mirë i Shqipërisë, i Ballkanit, ka raporte shumë të mira me Shqipërinë, ka raporte të mira me Serbinë, ka raporte problematike me Kosovën për momentin, por gjithsesi është një njohës shumë i mirë i rajonit. Unë e kam takuar Grenell edhe gjatë verës në zonën e Sarandës ku po kalonte pushimet, kam biseduar me të për zgjedhjet që priteshin dhe ai ishte gati-gati optimist për rezultatin e Trump-it. Gjithsesi, një ardhje e Grenell është një njohje për Shqipërinë, njeri me njohje dhe nuk ka nevojë të ketë shumë përditësime për atë se çfarë pritet të ketë. Por gjithsesi kjo nuk do të varet shumë nga Grenell ose nga emrat qoftë Rubio, qoftë O’Brian, kjo do të varet shumë nga fokusi i politikës së jashtme të Donald Trump. Unë nuk besoj që Shqipëria apo Ballkani do të jenë kaq në fokus të politikës së Donald Trump, edhe pse sot në Nju-Jork, në të gjitha mediat dhe shtypi amerikan është i fokusuar te përzgjedhjet që ai do të bëjë.
Përzgjedhja e Sekretarit të Shtetit nuk është më e rëndësishmja për amerikanët. Për amerikanët më të rëndësishmet janë politikat ekonomike dhe sidomos raporti që ai do të mbajë me taksimin, raporti me abortin dhe sidomos emigrantët ilegalë kështu që fokusi kryesor është aty. Zakonisht ajo që bie në sy është që politika është e pamëshirshme, e harroi Kamala Harris, e harroi presidentin në detyrë dhe i gjithë fokusi është tani te Trump. Sapo kalova në Trump Tower ku ka një përqendrim të mediave thjesht për të raportuar me sfondin e Trump Tower në shpinë. Gjithçka tani është fokusuar te Trump. Një gjë duhet thënë, që e thonë edhe komentatorët që administrata e tranzicionit, e Trump tani është shumë më e përgatitur se administrata e tranzionit Trump 2016, fitorja e të cilit ishte befasuese, e papritur, jashtë strukturave të Partisë Republikane dhe ai e pati të vështirë të krijojë një staf, gjë që u reflektua me largimet e menjëhershme kohë pas kohe. Aktualisht Trump është më i përgatitur, duket se e ka në kokë një strukturë të adminstratës së tij megjithatë Trump është njeri i të papriturave dhe deri në momentin e fundit mund të marrë vendime të çuditshme.
Politikat e jashtme dhe zgjidhja e konflikteve ka qenë një nga pikat e fokusit të Trump, megjithatë Fevziu shprehet se nuk ka asnjë konkretizim sesi do të ndodhë. Dy zonat e nxehta të luftës, Ukraina dhe Lindja e Mesme duket se tashmë shpresojnë për ndryshim. Sipas Fevziut, pritet që të ndryshojë fokusi lidhur me Kinën që krahasuar me mandatin e mëparshëm, nuk do të ketë të njëjtën vëmendje.
Blendi Fevziu: Problemi kryesor është që Trump ka premtuar që do të mbyllë luftën e Ukrainës në një kohë shumë të shpejtë. Pra ka bërë premtime të ndryshme për një kohë të shpejtë, sesi do ta mbyllë këtë është shumë e vështirë të thuhet sepse ai nuk ka dhënë një plan konkret, thjesht ka thënë që do ta mbyll luftën e Ukrainës shpejt. Po të vësh re, edhe postimet e Zelensky dy ditët e fundit janë gati-gati një dorëzim përpara Trump, edhe pse ai natyrisht që pretendon administratën Biden. Biden po mundohet të shpejtojë ndihmën për Ukrainën pa hyrë Trump në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën Ovale. Ky është premtimi i parë i Trump. Problemi i dytë është Lindja e Mesme ku ai ka një raport shumë të mirë me kryeministrin Netanyahu, por nga ana tjetër ka ngjallur edhe shpresën e arabëve që do të jetë një njeri që do të çojë në paqe. Sesi do ta bëjë këtë, është prapë e vështirë të thuhet.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.org/pic/YyLf4yXDG_M/maxresdefault.jpg)