Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e luti opozitën që të mbështesë vettingun në policinë e shtetit, ndërsa tha se kritikat shumë shpejt do të zhduken duke lënë pas një polici me standarde evropiane.
Xhafaj: Do të kalojnë pak vite dhe dy gjëra jam i bindur se do të mbeten me siguri; policia shqiptare e nivelit evropian dhe pa dyshim standardi i vlerësimit të figurës në radhët e institucioneve ligjzbatuese shqiptare me agjencitë ligjzabtuese homologe evropiane.
Përballë lutjeve të tij, Fatmir Xhafa, u përball me akuza nga ana e opozitës. Luzim Basha tha se Vettingu nuk mund të bëhët nga kjo qeveria, kupola e së cilës akuzoi ai ka mbrojtur dhe është bërë njësh me krimin.
Basha: Nuk ka vetting dhe nuk do të ketë vetting në policinë e shtetit. Nuk ka e nuk do të ketë luftë ndaj krimit të organizuar pa u larguar autorët dhe arkitektët duke nisur me Edi Ramën, me ministrin e Brendshëm në konflikt interesi me zbatimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe çdo personi tjetër politik që bën pjesë në kupolën kriminale për të çliruar PS politikën dhe Shqipërinë nga krimi i organizuar.
Kryetari i opozitës i përmendi Xhafës edhe vëllajn, duke theksuar se ai është i dënuar nga me vendim të prerë formës së prerë për trafik të lëndëve narkotike.
Basha: Vëllai i ministrit të Brendshëm është i ndaluar me vendim të formës së prerë në Bolonja me vendim të Gjykatës së Lartë të Italisë për trafik heroine dhe i shpëton dënimit vetëm falë manipulimit të Kodit Penal dhe të gjithë e dinë që është një nga faktorët kryesor të narkotrafikut në qytetin e Vlorës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!