Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7 dhe 11 në kryeqytet:
Saimir Tahiri: Sot dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma. Është përgjegjësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh.
Ka shumë gjasa që këtu ka njerëz që thonë: Ok, keni bërë shumë punë për legalizimet. Po ka shumë gjasë që këtu të ketë akoma njerëz të tjerë që thonë duhet të bëni akoma më shumë punë për legalizimet. Unë e di që ajo shtëpia aty ku janë ato zonjat nuk i është bërë legalizimi. Edhe ku është ai djali, atje në kat të dytë nuk është bërë ende legalizimi. Ju përshëndes të dyve. Kini besim te ne dhe te Partia Socialiste. Shumë shpejt do bëhet legalizimi edhe për ju. Sepse qeveria jonë, e Partisë Socialiste dhe Edi Rama në katër vitet e ardhshme do t’i mbyllë legalizimet në çdo cep të Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë.
Një kandidat për kryeministër që është Lulzim Basha, mund të ketë ende demokratë se nuk po them qytetarë normalë nga ata që kanë votuar Partinë Socialiste apo partitë e tjera; demokrat, që mund të besojë se Lulzim Basha mund të bëhet kryeministër? Ai nuk ka hallin të bëhet kryeministër dhe as të fitojë zgjedhjet. Ai do të legalizojë shtëpinë e vet. Ne kemi hallin të legalizojmë shtëpinë e atij zotërisë, e asaj zonjës, të legalizojmë shtëpitë në çdo cep të Tiranës. Ai ka hallin të legalizojë partinë. Le të merret me partinë e vet. Ne duam të merremi me qytetarët.
Ещё видео!