Elbasani për Lulzim Bashën është shëmbëlltyra e masakrës elektorale të 25 Prillit. Në vijim të turit të falënderimeve, kreu i opozitës hodhi akuza mbi drejtuesit e policisë dhe prokurorin e Elbasanit, që sipas tij janë pjesë e skemës kriminalë që mori në mbrojtje bandat që blinin vota.
“Ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit.
Ejani në Elbasan dhe shikoni se si prokurori u përpoq të fshihte provat e kapura në flagrancë të materialeve zgjedhore, të shitblerjes masive nga bandat kriminale që kanë vënë përfund policinë, institucionet dhe kontrollojnë tërësisht qytetin dhe qarkun e Elbasanit. “
Ftesën për bashkëpunim me Kryeministrin Rama e refuzoi sërish, duke i kujtuar se është autori i vjedhjes së votave.
“Atyre që pyesin pse nuk jeni të gatshëm të bashkëpunoni me Edi Ramën, ju them ejani në Elbasan. Ejani dhe shikoni se si janë bërë njësh pushteti me krimin, krimi me pushtetin. kush mendon se ne do të bashkëpunojmë me autorët e këtij realiteti, me Edi Ramën, dhe çirakun e tij në Elbasan e kudo tjetër, e ka gabim. Kjo nuk ka për të ndodhur”.
Dhe e kundërta për Lulzim Bashën nënkupton një betejë të ashpër me kundërshtarin e tij politik brenda dhe jashtë Parlamentit. Pak ditë më parë kreu i opozitës tha se Partia Demokratike nuk do ta njohë rezultatin e 25 Prillit, duke e cilësuar atë vjedhjen më të madhe në 30 vite.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!