#oranews #vlore
Një shkëndije elektrike në një dyshek me korrent u ka shkaktuar vdekjen një çifti në fshatin Borsh të Himarës.Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e së premtes, ndërsa gruaja ka humbur jetën nga asfiksia dhe burri nga diegiet në gjymtyrë.
Rrapo dhe Sevete Cika janë gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Borsh.
Shkak për humbjen e jetës besohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm në këtë banesë, ndërsa së fundmi ishin izoluar pasi ishin konfirmuar me Covid-19.
Një shkëndijë elektrike në dyshekun me korrent, besohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tyre.
71-vjeçarja dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia pasi tymi ka qenë i madh, ndërsa 83-vjeçari ka pasur djegie të mëdha në gjymtyrët e poshtme.
Ata janë gjetur në mëngjes nga dhëndri, i cili shkonte çdo ditë për tu çuar ilaçe dhe ushqime.
Menjëherë pas kësaj ai ka lajmëruar policinë dhe forcat zjarrfikëse, të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur largimin e trupave.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!