Qeveria gjermane është shprehur e lehtësuar pas shtendosjes së fundit të gjendjes në veri të Kosovës dhe largimit të barrikadave nga rrugët. "Ky është një sinjal i mirë që vjen nga të dyja palët e që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës", tha një zëdhënëse e qeverisë në Berlin. Kjo ka rezultuar me rihapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin bllokuar në dhjetor dhe në kohën e festave.
"Tani duhet të përqendrohemi tek mbështetja e dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë është duke bërë qeveria gjermane", shtoi zëdhënësja. Por, ajo nuk pranoi të komentojë kërkesën e kryeminitrit të Kosovës Albin Kurti për dërgimin e më shumë ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Sipas zëdhënëses, qeveria gjermane do të përqendrohet edhe më tej në vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve me dialog. Kryeministri Kurti ka deklaruar në një intervistë për gazetën gjermane Dei Ëelt se "Forcimi i trupave të NATO-s në kosovë do të forconte edhe sigurinë dhe paqen në të gjithë rajonin e ballkanit perëndimor. Sidoqoftë, më herët, përfaqësuesit e NATO-s kanë qenë të qartë në deklaratat se ata janë në gjendje të kujdesen për paqen dhe sigurinë në Kosovë. KFOR-i është në Kosovë prej vitit 1999 dhe kujdeset për sigurinë e vendit. Rreth 3800 trupat e NATO-s janë garanci e sigurisë në të gjithë Kosovën. Në këtë kontigjent janë edhe rreth 70 ushtarë gjermanë. Tensionet më të fundit në veri, erdhën pas vendimit të qeverisë së kosovës për ndryshimin e targave të paligjshme që kulmuan me barrikada. Por ajo që shqetësoi më shumë zyrtarët perëndimor, ishte retorika luftarake e dëgjuar në Beograd, rritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe por edhe kërcënimet nga qeveria e Kurtit se do ti largojë barrikadat qoftë edhe me dhunë. Sipas ekspertëve gjermanë, situata tani në veri të kosovës është e qetë, por problemet kanë mbetur....
Pamje :AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#KFOR#TopChannel
Ещё видео!