[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, paralajmëron se tregu i hidrokarbureve do t'i nënshtrohet një verifikimi të plotë të kontratave edhe aspektit financiar. Kjo pasi infomaliteti në këtë sektor është i lartë, çka ka bërë që prej 10 vitesh, 7 kompani që merren me prodhim nafte nuk paguajnë tatim-fitimi në buxhet, ndër të cilat kryesorja është "Bankers Petroleum" që ka një prodhim ditor 3 mijë ton naftë. Në një intervistë për Vizion Plus, Brace thotë se do të përdoret çdo rrugë për të verifikuar faturat e kompanive, që dyshohet se i janë shmangur detyrimeve në shtet. Nga viti 2004 janë dhënë me koncesion një serë zonash naftëmbajtëse, por nga kjo pasuri qeveria dyshohet se humbet 300 milionë dollarë në vit tatime, pasi kompanitë deklarojnë shpenzime të larta dhe se dalin pa fitim. Sikur të mos mjaftojë kjo situatë skandaloze, kompania më e madhe në këtë treg "Bankers Petroleum" kërkon që qeveria të kompensojë efektet negative që sjell paketa fiskale e 2014-ës. Erjon Braçe kërkon që t'i jepet fund historisë së informalitetit në këtë treg dhe për këtë, ai i drejtohet institucioneve përkatëse të bëjnë punën. Tregu i hidrokarbureve ka nevojë urgjente për një monitorim më të rreptë të kompanive. Pak kohë më parë, doganat zbuluan skemën e mashtrimit që bënte kompania "Bankers" duke e gjobitur atë. "Bankers" importonte naftë për nevojat e saj duke mos paguar akcizë, por më pas sasia e naftës dyshohej se shitej në treg. Kjo situatë ka ngritur shumë dyshime edhe për rolin që kanë luajtur drejtuesit e Agjencisë së Burimeve Natyrore, të cilët janë ndërruar shpesh herë, pasi ky institucion ka rolin kyç të monitorimit të këtij tregu.
Ещё видео!