Janë rikthyer sërish reshjet e dëborës në vend. Mëngjesin e sotëm Dibra është zgjuar e mbuluar nga dëbora dhe me temperatura të ulëta.
Sipas Klan News, në qytetin e Peshkopisë bora ka zbardhur çatitë, ndërsa në lartësi mbi 800 metra dhe zonat e thella malore trashësia kalon mbi 10 centimetër.
Qarkullimi vijon normalisht , pasi dëbora ende nuk ka krijuar shtresa në rrugë dhe të gjitha akset janë të hapura.
Më problematike situata mund jetë në orët në vijim ku si pasojë e lagështirës dhe temperaturave që janë ulur ndjeshëm mund të ketë ngrica.
Reshje dëbore ka pasur edhe në Rrugën e Arbrit, në By Pass-in e Murrizit pasi lartësia arrin në 1260 metra, por pa krijuar probleme. Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht dhe nuk janë raportuar defekte as në zona të thella./tvklan.al
#Reshjedëbore #Dibër #Rikthehetdëbora
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!