Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot protestën e 8 Janarit dhe aktet e dhunshme që ndodhën në të.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se skenat e shëmtuara kanë qenë ato që ndodhën brenda godinës, ku shtoi se Basha ka qenë i rrethuar me gardistë dhe me trafikantë.
“Nuk ishte aspak e dhimbshme, e dhimbshme ishte të shihje një godinë të blinduar dhe të shihje një deputet të rrethuar nga vrarës. 8 janari dëshminë më të shëmtuar kishte një deputet të rrethuar nga 8 anëtarë të gardës dhe trafikantë. Kjo ishte shprehja më e shëmtuar lidhjes me krimin”, tha ai.
Më tej teksa u pyet për përplasjen mes simpatizantëve, lideri historik i PD tha se godina ishte shtëpia e demokratëve dhe ata donin të futeshin në të.
“Kjo është shtëpia e tyre, po shkonin në shtëpinë e tyre, kishte tre motive që një njeri mban detyrën jashtë çdo funksioni dhe një njeri mbante brenda njerëz të armatosur dhe ishte e blinduar”, tha Berisha.
Më tej u shpreh se ka fituar pikë pasi pati asnjë të plagosur.
“Fituam pikë në kuptimin që nuk pati asnjë të gërvishtur, sepse kisha shpallur revolucion paqësor. Nuk më impresionojnë mua ata me derën me plumbin në ballë të një njeriu”, tha më tej Berisha./tvklan.al
#saliberisha #pd #demokrate #lulzimbasha #perplasjetnepd #zgejdhjete6marsit #kqz #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!