Mbeten aktive vatrat e zjarreve edhe këtë të shtunë paradite në të gjithë vendin. Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes flakët janë shuar në pjesën më të madhe të Gadishullit të Karaburunit, por sot në mëngjes është riaktivizuar një vatër intensive në malin e Dukatit, e cila ishte e shuar pak ditë më parë. Pikërisht në këtë zonë është duke punuar sot një helikopter i ardhur nga Holanda.
Gjatë natës ka patur një vatër të re në Gjirin e Gramës, ku gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve me forca të shtuara.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes zjarri në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq ka rënë në një terren të vështirë, por po mbahet nën kontroll për të shmangur rrezikun e banesave.
Helikopteri tjetër që erdhi nga Çekia, sipas njoftimit zyrtar, është angazhuar në një fshat të Cakranit në Fier, ku prej disa orësh forcat operacionale po tentojnë të mbajnë nën kontroll flakët. Zjarre të tjera janë aktive në veri të vendit, në Majën e Rrunës në Kukës, në Margegaj të Tropojës, në Vermosh dhe në Mirditë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!