Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
#oranews
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protestë kundër qeverisë për të mbrotjur të ardhmen e fëmijëve .
Monika Kryemadhi me tone të ashpra në Konventën Kombëtare të LSI kërkoi bashkimin e qytetarëve përtej solidaritetit politik për të luftuar kundër asaj që e quajti "qeveri e rilindjes së krimit"
Monika Kryemadhi: Ne jemi një popull që dimë të luftojmë. Kush ka tentuar ta shtypë e shfrytëzojë mund të kertë qenë i fortë for fundi i tij ka qenë i frikshëm
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje për bashkim përtej solidaritetit politik për të luftuar të keqen dhe renditi 26 premtimet e pambajtura të qeverisë.
Monika Kryemadhi: Nuk pamë 300 mijë vende pune por 400 mijë të larguar . Të ngrihemi të luftojmë për të gjithë shqiptarët që ndihen të dobët. Të luftojmë për jetën e fëmijëve tanë. Le ta kthejmë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Lëvizje të Solidaritetit Kombëtar
Demokratët, socialistët, ballistët e komunistët të krishterë e myslimanë të bashkohemi për kauzën e familjes tonë dhe Shqipërisë tonë vetëm kështu mund ti bëjmë ballë këtij uzurpimi që i ka bërë e keqja e Shqipërisë.
Unë besoj se Shqipëria ka të ardhme prandaj lutem Zotit që tju japë të gjithëve ju forcë e besim të na falë mëkatet tona për mosveprim ndaj kësaj të keqë që na ka kapluar. Jam mirënjohëse që kam përkrahjen tuaj. I lutemi Zotit të kemi një Shqipëri të begatë, të kthehen të rinjtë e të rejat në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
Thirjet në mbështetje të protestës së studentëve të kryetares, emocionuan edhe ish zv/ministren e Arsimit Nora Malaj.
Në fund të Konventës, LSI miratoi edhe projektrezoluten, e cila konsiston në mbështetje dhe kontribut për procesin e integrimit, të reformës në drejtësi, reformën zgjedhore. Gjithashtu në këtë rezolutë LSI zotohet se kandidatët të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme do të kalojnë më parë në një proces vetingu.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!