Drejtori i postës në Dibër, Ilir Vraniça dhe kreu i zyrës së marketingut, Xhevdet Doda janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.
Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Dibrës kanë dalë në konkluzionin se dy zyrtarët i kanë shkaktuar degës së postës, një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme parash.
Gjithashtu është shpallur në kërkim Gazmir Hasi, ish-punonjës i shërbimit postar në njësinë administrative Kastriot, Dibër.
33-vjeçari dyshohet se ka vjedhur rreth 6 milionë Lekë, para këto të përfituara nga parat e pensioneve dhe ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve.
Hasi akuzohet për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Tv Klan
#posta #diber #pensiuone
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!