Pandemia e Covid 19 shtoi frikshëm laboratorët për kryerjen e analizave mjekësore, aq sa në rrugët e Tiranës ka më shumë laboratorë se byrektore.
Sipas Urdhrit të mjekëve në Shqipëri janë të licensuar vetëm 93 mjekë laboratori kliniko-biokimike, ndërkohë që numri i laboratorëve të regjistruar ne QKR është shumëfish.
Shpesh qytetarët i bëjnë analizat në dy tre laboratore për të konfirmuar rezultatet dhe nuk janë të pakta rastet kur janë përballuar me rezultate të gabuara. Kryetarja e bordit të akreditmit të laboratorëve pranë DPA thotë se shumica e këtyre laboratorëve dorëzojnë dosje me emra mjekësh fiktivë.
“Në dosje kanë vetëm emrin e një mjeku që ka licensë, por që ai nuk shkon kurrë në atë laborator. Nuk ka se si të kontrollojë një mjek që ka emrin në 30 laboratorë”.
Laboratorët mjekësorë nuk i kontrollon askush. Inspektorati Shëndetësor duhet të ndërhyjë menjëherë për të kontrolluar morinë e laboratorëve, që në fakt nuk kanë kushte për të kryer analiza dhe jo më të diskutohet për saktësi në rezultate.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Laboratorët#Analizat#TopChannelNews
Ещё видео!